TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu dhe prefektja e qarkut të Beratit, Valbona Zylyftari ndoqën sot nga afër situatën nga zjarret në Mbreshtan dhe Paftal.
Efektivët e Forcave të Armatosura dhe forcat zjarrfikëse po vijojnë angazhimin për shuarjen e flakëve dhe izolimin e vatrave të zjarrit.
Vengu njoftoi sot “se që në orët e para të mëngjesit dronët Bayraktar TB2 të Forcave Ajrore kanë realizuar mbifluturime mbi 18 vatrat aktive për të vlerësuar nivelin e riskut”.
Sipas Vengut “ekuipazhet e Forcave Ajrore dhe efektivët tanë në terren janë në gatishmëri për të ndërhyrë kudo në territor, me përparësi në zonat e banuara”.