AKTUALITET, 26 Korrik 2025, 11:02

Krimi në Fier/ Kush është 55-vjeçari i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Anesti Ramës me tel, ja çfarë deklaroi në polici

Krimi në Fier/ Kush është 55-vjeçari i dyshuar si

Policia e Fierit ka arrestuar 55-vjeçarin Çlirim Dogani nga fshati Arapaj i Roskovecit, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në vrasjen makabre të 56-vjeçarit Anesti Rama nga vajza e tij, Ermalinda Rama, në fshatin Frashër më 23 korrik.

Hetimet paraprake sugjerojnë se Dogani kishte krijuar një lidhje intime me 26-vjeçaren, të cilën e kishte njohur gjatë punës në serat e zonës Suk dhe Arapaj, ku jeton edhe motra e saj. Burime hetimore thonë se marrëdhënia është kundërshtuar nga viktima, duke çuar në konflikt të ashpër brenda familjes.

Krimi në Fier/ Kush është 55-vjeçari i dyshuar si

Sipas Policisë, 26-vjeçarja dyshohet se e mbyti babanë me tel, ndërsa në krim janë përdorur edhe sende të forta dhe mjete prerëse. Dogani ka mohuar çdo përfshirje, duke pretenduar se ndodhej në fshatin e tij në momentin e ngjarjes.

Një ditë para arrestimit të Doganit, në pranga përfundoi edhe bashkëshortja e viktimës, Valbona Rama, e akuzuar për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, pasi dyshohet se ndihmoi të bijën të pastronte trupin për të fshehur gjurmët.

Fillimisht, vajza pretendoi se i ati kishte ndërruar jetë pas një rrëzimi aksidental në banjë, por kontrollet mjeko-ligjore zbuluan shenjat e dhunës që çuan në hapjen e çështjes penale për vrasje me paramendim dhe bashkëpunim.