TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga vrasja e 56-vjeçarit Anesti Rama në fshatin Frashër. Hetuesit dyshojnë se vajza e tij, Emanilda Rama, ka qenë në një lidhje intime me Çlirim Doganin, 55 vjeç, i martuar dhe baba i fëmijëve të rritur.
Burime nga grupi hetimor thonë se Emanilda kishte qenë e fejuar tri herë më parë, por lidhjet ishin prishur për shkak të kundërshtimit të babait. Hetuesit dyshojnë se kjo ishte arsyeja që ajo e shihte të atin si pengesë për marrëdhënien me Doganin.
Më 26 korrik, 26-vjeçarja dyshohet se e mbyti babanë me një tel, duke i shkaktuar vdekjen. Sipas policisë, e ëma ndihmoi në fshehjen e gjurmëve dhe më pas lajmëroi autoritetet, duke pretenduar fillimisht se viktima kishte humbur jetën aksidentalisht.
Çlirim Dogani, i cili është arrestuar si bashkëpunëtor, mohon akuzat dhe deklaron se ndodhej në fshatin e tij gjatë kohës së krimit. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht motivin dhe rolin e secilit në ngjarjen makabre.