AKTUALITET, 26 Korrik 2025, 13:07

I njohur si "Cinco" / Kush është Ermir Ndrejaj, i arrestuari me rol kyç në trafikun e drogës në Antwerp

I njohur si "Cinco" / Kush është Ermir Ndrejaj, i arrestuari

Ermir Ndrejaj është një nga katër personat e arrestuar dje në kuadër të një operacioni të zhvilluar nga policia me urdhër të SPAK. Ai është njohur në botën kriminale me nofkën "Cinco", dhe roli i tij në trafikun e drogës, veçanërisht në qytetin e Antwerp-it, është kyç.

44-vjeçari, nga qyteti i Bajram Currit, është pronar i klubit të njohur të natës në Durrës, "Cinco Cavalli". Ndrejaj është figura kryesore në hetime të mëdha për kontrabandën e kokainës, përfshirë hetimin e klanit Y. dhe personazheve si Frank De Tank. Ai dhe bashkëshortja e tij menaxhojnë restorantin "Savoy Garden" në Tiranë, ku gjatë verës së vitit 2024 ndodhi një ngjarje e rëndë, ku disa persona u plagosën gjatë një feste VIP.

Gjatë operacionit të djeshëm, policia zhvilloi kontroll në banesën e Ndrejajt, ku u gjetën prova të rëndësishme që lidhen me veprimtarinë e tij kriminale. Arrestimet e tij dhe të vëllezërve Artur dhe Ervin Hoxhosmani u bënë pas analizimit të përgjimeve të komunikimit në SKYECC, duke shënuar një goditje të rëndësishme ndaj trafikut të drogës në rajon.