AKTUALITET, 6 Mars 2022, 17:42

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Ambasadori i BE-së ndjek nga afër procesin në qendrën e votimit në Durrës

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Ambasadori i BE-së ndjek nga afër

Zgjedhjet e pjesshme vendore në gjashtë bashkitë e vendit duket se kanë tërhequr vëmendjen edhe të ambasadorëve të huaj të akreditur në Shqipëri.

Pas diplomates amerikane Yuri Kim, edhe ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka vëzhguar një qendër votimi në qytetin e Durrësit, të vendosur në Universitetin "Aleksandër Moisiu"

Soreca ka parë nga afër procesin e votimit dhe është njohur edhe me problematikat.

Deri në orën 17:00 ka pasur një rritje të numrit të qytetarëve që kanë votuar.

Ndërkohë procesi i votimit vijon.