AKTUALITET, 6 Mars 2022, 17:36

“Janë zëvendësuar 15 pajisje”/ Nënkryetarja e KQZ-së raporton për problematikat: 99% e qendrave të votimit, me identifikim elektronik

“Janë zëvendësuar 15 pajisje”/ Nënkryetarja e

Nënkryetarja e KQZ-së, Lealba Pelniku ka raportuar mbi mbarëvajtjen e procesit të votimit në të gjashta bashkitë.

Në një prononcim për mediat nga Vora, Pelniku deklaroi se 99% e qendrave të votimit kanë pasur identifikim elektronik.

Sipas saj, janë zëvendësuar në total 15 pajisje të cilat kanë shfaqur probleme teknike.

“Na ndajnë dy orë nga procesi i votimit në të gjitha qendra. Lidhur me implementimin e teknologjisë për identifikimin elektronik, ashtu siç është raportuar bëhet fjalë për një mbulim të 99% të qendrave të votimit. Situata e djeshme na jepte një panoramë të mbulimit 100% në të gjitha qendrat e votimit me operator.

Në fakt për problematikat që lidhen me vështirësitë që kanë krijuar kushtet në zonën e Shkodrës, bëhet fjalë për 3 qendra votimi. Duke qenë se operatori për shkak të motit, nuk është paraqitur. Kemi një qendër në Durrës dhe Dibër, na është bërë e ditur në 7 të mëngjesit dhe nuk kemi bërë dot zëvendësimin e operatorit.

15 pajisje janë zëvendësuar ditën e sotme. Në momentin që është bërë në përputhje me kodin zgjedhor, nuk paraqet problem nga ana ligjore. Janë marrë të gjitha masat që çdo gjë të shkojë në mënyrë të rregullt. Votimi elektronik po ecën në mënyrë të shkëlqyer”,  tha Pelniku.