AKTUALITET, 6 Mars 2022, 15:14

Hodhën flakadanë në fushën e lojës gjatë derbit Tirana-Partizani, procedohen katër tifozë

 

Hodhën flakadanë në fushën e lojës gjatë derbit

Tirana dhe Partizani zhvilluan mes tyre derbin  në “Air Albania” i cili përfundoi pa fitues në fushën e lojës, ndërsa spektakli në shkallët e stadiumit nuk mungoi.

Tifozeritë hodhën në fushën e lojës flakadanë, thyen stola duke bërë që ndeshja të ndërpritet për disa minuta, ndërsa bëhej apel që skuadrat të përmbaheshin që të mos dëmtonin skuadrën e tyre.

Nëpërmjet një njoftimi të Policisë së Shtetit është bërë e ditur se janë proceduar 4 tifozë, të cilët kanë qenë nismëtarët e hedhjes së flakadanëve në fushën ne lojës.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasit K. K., 20 vjeç, E. S., 20 vjeç, S. K., 21 vjeë dhe F. Xh., 30 vjeç, pasi gjatë ndeshjes Tirana-Partizani, kanë hedhur flakadanë në fushë”, thuhej në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Hodhën flakadanë në fushën e lojës gjatë derbit

Hodhën flakadanë në fushën e lojës gjatë derbit