TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetarja në detyrë e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, u ka bërë thirrje qytetarëve që të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese, pasi votoi pasditen e së dielës.
Duke folur për mediat, Ademi tha se procesi i votimit në këtë bashki nuk është favorizuar nga kushtet e motit, por megjithatë shtoi se deri në përfundim mbeten ende edhe disa orë.
E pyetur rreth qendrave të votimit në Shosh dhe në Pult ku për shkak të reshjeve të dendura të dëborës nuk kanë mundur të ushtrojnë të drejtën e votës të paktën 1,177 zgjedhës, Voltana Ademi tha se kjo ishte diçka e paralajmëruar, por askush nuk pranoi të dëgjonte.
E njoh shumë mirë zonën, e kishim parashikuar. Kam bërë gjashtë kërkesa në KQZ, nuk u morën parasysh. Vazhdojnë të mos i japin vlerë të drejtës së qytetarëve për të votuar. Ky është një mësim i mirë që të mos ndodhë herë tjetër.”
Po a i ka mbetur ndonjë gjë peng Ademit në ditët e saj të fundit si kryetare e bashkisë Shkodër?
“Jam e kënaqur që të gjithë qytetarëve të Shkodrës, më në fund u jepet mundësia për të ushtruar të drejtën e tyre vendore në Shkodër. Pishmani është që nuk ka ndodhur më parë” , tha Ademi për mediat.