AKTUALITET, 6 Mars 2022, 15:30

Lufta në Ukrainë/ OKB: 364 qytetarë të vrarë, mbi 700 të plagosur

Lufta në Ukrainë/ OKB: 364 qytetarë të vrarë, mbi 700

Zyra e të Drejtave të Njeriut në OKB, raporton se janë vrarë 364 qytetarë civilë gjatë 11 ditëve luftimesh në Ukrainë.

Sipas kësaj agjencie, 759 civilë të tjerë janë plagosur dhe po marrin trajtim në spitale dhe qendra shëndetësore të improvizuara.

Televizioni "Al Jazeera" shkruan se kjo agjenci raporton vetëm numra të cilat janë konfirmuar zyrtarisht, teksa nuk hiqet mundësia që numrat të jenë më të lartë.