AKTUALITET, 6 Mars 2022, 14:39

Eksodi me rritjen më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore, UNHCR: 1.5 milionë ukrainas kanë lënë vendin në vetëm dhjetë ditë

Eksodi me rritjen më të madhe që nga Lufta e Dytë

Sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët (UNHCR), numri i shtetasve ukrainas që janë larguar nga vendi që prej fillimit të luftës ka shkuar në 1.5 milionë.

Filippo Grandi, komisioneri i lartë i agjencisë, e ka cilësuar këtë eksod masiv si krizën më të madhe humanitare në Evrope që prej Luftës së Dytë Botërore.

Gjithsej 922,400 njerëz kanë ikur nga Ukraina drejt Polonisë që prej 24 shkurtit, sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet kufitare në Poloni.

Numri i ukrainasve që kanë hyrë në Moldavi ka arritur në 201,133.

Rumania ka pritur deri tani 227,446 ukrainas. Prej tyre, 155,680 tashmë kanë ikur jashtë vendit, ndërkohë që rreth 50,000 ukrainas kanë arritur në Republikën Çeke.

Hungaria dhe Sllovakia kanë parë gjithashtu ardhjen e refugjatëve ukrainas.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka vendosur stafin e saj në Moldavi, Poloni dhe Rumani “për të rritur kapacitetet e reagimit ndaj nevojave shëndetësore të refugjatëve.