AKTUALITET, 6 Mars 2022, 15:49

“Sulme të qëllimshme ndaj civilëve në Ukrainë”, Blinken: SHBA po dokumenton raportet, kemi prova që…

“Sulme të qëllimshme ndaj civilëve në

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë raporte  të besueshme për sulme të qëllimshme ndaj civilëve nga forcat ruse në Ukrainë.

Ai gjithashtu njoftoi se Uashingtoni po i dokumentonte këto raporte për t’u siguruar që organizatat përkatëse mund të hetojnë për krime lufte.

Kujtojmë se Blinken ka vizituar Moldavinë  ku edhe është takuar me dy drejtueset e Moldavisë, Kryeministren Natalia Gavrilita dhe Presidenten Maia Sandu.