AKTUALITET, 6 Mars 2022, 16:06

Zjarri në termocentralin më të madh bërthamor, Putin akuzon Ukrainën: Provokim nga radikalët ukrainas! Po pengojnë…

Zjarri në termocentralin më të madh bërthamor, Putin akuzon

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka akuzuar radikalët ukrainas për zjarrin që shpërtheu në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainë më 3 mars.

Me anë të një deklarate, Kremlini njofton se ky incident ka ardhur si pasojë e një provokimi nga radikalët ukrainas në këtë zonë.

“Vladimir Putin informoi për provokimin e radikalëve ukrainas në zonën e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia”, tha Kremlini.

Putin akuzoi gjithashtu Ukrainën për pengimin e civilëve që të largoheshin nga Mariupol.