AKTUALITET, 6 Mars 2022, 14:57

Zgjedhjet në gjashtë bashki/ Pjesëmarrje e ulët deri në orën 14:00, votojnë mbi 87 mijë qytetarë

Zgjedhjet në gjashtë bashki/ Pjesëmarrje e ulët deri në

Pjesëmarrje e ulët në votimet e sotme për 6 bashki në vend. Sipas KQZ në votime deri në orën 14:00 pjesëmarrja ka qenë 21.16%.

Janë raportuar në KQZ 592 nga 942 qendra votimi në total, ndërkohë që kanë votuar mbi 87 mijë nga 416058 zgjedhës në listën e Qendrave të Votimit të raportuara.

Në Rrogozhinë, pjesëmarrja deri në mesditë 23.44%;
Në Dibër, pjesëmarrja 29.81% deri në mesditë;
Në Durrës, pjesëmarrja 17.19%;
Në Lushnjë 27.39 % është pjesëmarrja në votime deri në 14:00;
Në Shkodër, pjesëmarrja është 19.13%;
Në Vorë, pjesëmarrja 26.87%.

Pjesëmarrja në votime deri në orën 12:00 ka qenë 14.75% në zgjedhjet për kryetar bashkie të 6 njësive vendore

Janë raportuar në KQZ 586 nga 942 qendra votimi në total, ndërkohë që kanë votuar mbi 61 mijë nga 416058 zgjedhës në listën e Qendrave të Votimit të raportuara.

Në Rrogozhinë, pjesëmarrja deri në mesditë 17.61%;
Në Dibër, pjesëmarrja 19.49 % deri në mesditë;
Në Durrës, pjesëmarrja 12.04%;
Në Lushnjë 19.43% është pjesëmarrja në votime deri në 12:00;
Në Shkodër, pjesëmarrja është 13.69%;
Në Vorë, pjesëmarrja 19.15%.

Zgjedhjet në gjashtë bashki/ Pjesëmarrje e ulët deri në