TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Autoritetet ukrainase kanë njoftuar se është anuluar evakuimi i autokolonës nga Mariupol.
Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës së rajonit Donetsk, shkroi në Facebook se autokolona që do evakuonte civilët nga Mariupol nuk u largua dot nga qyteti, për shkak se rusët nisën të bombardonin sërish qytetin.
” Autokolona me banorët vendas nuk mundi të largohej nga Mariupoli sot. Rusët filluan të rigrupojnë forcat e tyre dhe të bombardojnë qytetin. Është jashtëzakonisht e rrezikshme të evakuosh njerëzit në kushte të tilla”, tha Kyrylenko.
Ai shtoi se autokolona me ndihma humanitare, e cila u nis sot nga Zaporizhzhya drejt Mariupolit, nuk ka arritur ende në destinacionin e saj dhe është rrugës.