AKTUALITET, 20 Maj 2023, 20:22

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ miraton rezultatin në 8 bashki. "Bashkë Fitojmë" ankimim për Kuçovën

Zgjedhjet e 14 majit, KQZ miraton rezultatin në 8 bashki. "Bashkë

Komisioni Qendror Zgjedhor ka miratuar sot rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 14 majit në 8 bashki dhe Këshilla Bashkiakë. Fillimisht u miratua rezultati final i Bashkisë së Shkodër, ku triumfoi Benet Beci i PS përballë Bardh Spahisë së “Bashkë Fitojmë”.

Ndërsa gjatë pasdites u miratuan rezultatet paraprake në Bashkinë Lushnjë, ku fituese u shpall Eriselda Sefa; në Kamëz, Rakip Suli; në Fier Armando Subashi; në Berat Ervin Demo; në Elbasan Gledian Llatja; në Vlorë Ermal Dredha dhe në Korçë Sotiraq Filo. Po ashtu u miratuan dhe rezultatet në Këshillat përkatës Bashkiakë. Tashmë palët pjesëmarrëse në zgjedhje kanë të drejtë ankimi.

Në KQZ kanë mbërritur të shtunën dy ankesa, një për Bashkinë e Kuçovës nga “Bashkë Fitojmë”. Po ashtu, Lëvizja Legalitetit ka ankimuar rezultatin në tre bashki, Kamëz, Tiranë dhe Dibër.