TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 26-vjeçar kërcënoi me armë gjatë aksionit agjentët e Policisë së Korçës, teksa ata i shkuan në banesë për kontroll dhe arrestim, pas informacioneve për armëmbajtje pa leje.
Aksioni është koduar “Again” dhe për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, teksa u publikuan edhe pamjet e ndërhyrjes dhe arrestimit të të riut.
U sekuestrua edhe arma e zjarrit tip pistoletë, me fishek në fole gati për qitje, me të cilën ai kërcënoi punonjësit e Policisë.
I ndaluari mësohet se ka qenë më parë i dënuar për armëmbajtje pa leje.
“Në momentin e ndërhyrjes, 26-vjeçari ka kundërshtuar të hapë derën dhe ka kërcënuar me jetë punonjësit e Policisë. Pas thirrjeve të bëra dhe ndërhyrjes profesionale, u bë e mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit R. L., 26 vjeç, banues në Korçë, person me rrezikshmëri të lartë, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje”, bëri me dije policia vendore.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.