AKTUALITET, 18 Shtator 2025, 16:47

Rrëzohet nga lartësia 40-vjeçari në Kelmend, humb jetën

Rrëzohet nga lartësia 40-vjeçari në Kelmend, humb

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kelmend, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën.

Ngjarja ndodhi sot paradite.

“Rreth orës 09:15, Salla Operative ka marrë njoftim se në njësinë administrative Kelmend, në vendin e quajtur “Kozhnje”, shtetasi M. Ç., 40 vjeç, banues në fshatin Grudë Fushë, dyshohet se ka qenë duke ecur në një terren të thepisur malor dyshohet se është rrezuar nga lartësia dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.”-njofton Policia.