TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Drejtoria e Verifikimi të figurave ka publikuar raportin e rezultateve gjatë 8 mujorit të parë të vitit.
Raporti vë re se si tetëmujor gjatë vitit 2024, nga 65 kërkesa të reja të paraqitura dhe të legjitimuara në Autoritet, 31 prej tyre i përkasin kërkesave të paraqitura nga 11 bashki dhe 4 prej tyre është viti i parë që aplikojnë duke pasur si referencë shkresën për bashkëpunim të dërguar të 61 bashkive në fillim të vitit 2024.
Nga 172 kandidatë për verifikim 79 prej tyre pra reth 47 % e numrit të kandidatëve janë shtetas për të cilët kërkesa është paraqitur nga Bashkitë në kuadër të emërtimit të rrugëve dhe shesheve hapësirave publike me emërtime ose për dhënie tituj nderi.
Nga 65 vendime gjithsej 31 prej tyre i përkasin bashkive. Të 11 personat që figurojnë 9 si b.p., 1 si denoncues dhe 1 si dëshmitar, i përkasin procedurave verifikuese sipas objektit të kërkesave të bashkive, pra janë shtetas të propozuar për emërtim rrugësh, hapësirash apo dekorim / dhënie titulli.
Në katërmujorin e dytë të vitit 2024, janë paraqitur 33 kërkesa institucionale, 97 kandidatë për verifikim 103 kandidatë të verifikuar 35 vendime të marra 7 persona figurojnë në dokumente.