AKTUALITET, 11 Tetor 2024, 14:45

Rama batuta me Orban: Kemi pasur Mbretëreshën nga Hungaria!

Rama batuta me Orban: Kemi pasur Mbretëreshën nga Hungaria!

Kreu i qeverisë, Edi Rama, është shprehur se numri i turistëve hungarezë në vendin tonë është rritur.

Në konferecën me homologun Viktor Orban, Rama theksoi se “ne po shikojmë që gjithnjë e më shumë qytetarë hungarezë që po vijnë në Shqipëri me pushime në bregdetin tonë ky numër është rritur në krahasim me vitin e shkuar”.

“Duam të kemi jo vetëm turistë hungarezë që ne i mirëpresim, është vendi nga ku ne patëm Mbretëreshën, por ne gjithashtu duam që edhe investimet në turizëm të kemi flamurin hungarez në Shqipëri, nuk e shikojmë si kërcënim apo që do të na shpëtojë”, tha kreu i qeverisë.

Ndërsa shtoi se në vendin tonë vitin e kaluar ishin 10 milion turistë, ndërsa këtë vit shifra pritet të arrijë në 12 milionë.

Edi Rama: Turizmi është një objektiv dhe ne po shikojmë që gjithnjë e më shumë qytetarë hungarezë që po vijnë në Shqipëri me pushime në bregdetin tonë ky numër është rritur në krahasim me vitin e shkuar dhe për momentin ne po shikojmë një rritje të madhe të turizmit në Shqipëri.

10 mln kishim vjet ndërsa këtë vit do të arrijë 12 mln ose më shumë, me aeroportin që ka pasur rritjen më të madhe në Europë. Duam të kemi jo vetëm turistë hungarezë që ne i mirëpresim, është vendi nga ku ne patëm Mbretëreshën, por ne gjithashtu duam që edhe investimet në turizëm të kemi flamurin hungarez në Shqipëri, nuk e shikojmë si kërcënim apo që do të na shpëtojë.

Kryeministri bëri edhe batuta me homologun hungarez për këpucët e mërzitshme.

Edi Rama: Zoti kryeministër, i dashur mik, është gjithnjë një kënaqësi shumë e veçantë të jem këtu, më vjen keq që nuk erdhëm me këpucët që kërkon protokolli por kam veshur thjesht disa këpucë të mërzitshme, thjesht të zeza