AKTUALITET, 5 October 2026, 12:44

Korçë/ Dyshime për helmim në kopsht, analizat e ushqimeve dhe ujit nuk zbulojnë ndotje bakteriale. Prindërit duan sqarime

Korçë/ Dyshime për helmim në kopsht, analizat e ushqimeve

Pas rastit të dyshuar për helmim të një grupi fëmijësh të kopshtit nr.2 në qytetin e Korçës komuniteti i prindërve ka reflektuar shqetësim për situatën. 

Teksa kanë shoqëruar të vegjlit e tyre në kopsht prindër dhe gjyshër pohojnë se janë frikësuar nga jo që ka ndodhur dhe kërkojnë sqarim institucional por edhe me shumë përgjegjësi dhe kontrolle të shtuara.

Ata pohojnë se gjatë këtyre ditëve nuk janë kontaktuar nga drejtuesit e kopshtit për tu sqaruar në lidhje me situatën.

Sakaq mëngjesin e së hënës një pjesë e prindërve janë përpjekur të sqarohen në dyert e kopshtit, ku drejtuesit kanë pretenduar se rasti lidhet me një virozë të stinës.

Sakaq mësohet se nga Drejtoria e ISHP është bere monitorim i kopshtit dhe kushtet higjeno-sanitare janë brenda standardeve.

Gjithashtu janë marre mostra te ushqimeve dhe ujit dhe janë bërë analizat bakteorologjike të cilat nuk kane treguar ndotje bakteriale. Edhe AKU ka marrë mostra te ushqimeve dhe i ka çuar ne ISUV, analiza të cilat do të përcaktojnë shkakun e helmimit.