TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Fierit ka dënuar me 1 vit burg këngëtarin dhe ish-banorin e BBVIP, Luiz Ejlli. Luizi akuzohet nga gjykata për falsifikim dokumentesh, pasi ka shkruar një deklaratë noteriale mbi fakte të pavërteta, për të justifikuar pasurinë e një shtetasit Fatmir Abdurramani.
Pas këtij lajmi ka ardhur edhe reagimi i Luizit. I pyetur për dënimin nga EuroNews Luizi e ka injoruar pyetjen edhe vetëm ka thënë se sot në 19:00 del kënga e tij me e re.
“Po, sot në orën 19:00 del kënga e re. Faleminderit për interesimin. Është duet me Teuta Selimin se harrova.
Nuk jap intervista, as nuk dal në emisione. E kam vendosur me kohë këtë gjë. Unë jam këngëtar, thjesht këndoj. Mos harro në 19:00.”, tha Luizi.