AKTUALITET, 11 Tetor 2024, 14:14

Hodhi bomba molotov në protestën e opozitës, policia arreston të riun nga Peshkopia (EMRI)

Hodhi bomba molotov në protestën e opozitës, policia arreston

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 22-vjeçar nga Peshkopia, pasi akuzohet se ka kryer akte dhune në protestën e opozitës më 7 tetor.

Në pranga është vënë shtetasi Klodian Bajrami, i cili akuzohet për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.

Më parë janë arrestuar edhe persona të tjerë. Konkretisht Sokol Bushkolaj, Xhevahir Rrushi dhe Gentian Tuga, të cilët janë lënë në masë sigurie arrest në burg.

Njoftimi;

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 ndaluan shtetasin K. B., 22 vjeç, banues në Peshkopi, për veprat penale “Goditjet për shkak të detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”.