AKTUALITET, 11 Tetor 2024, 12:36

Inceneratori i Fierit/ Dështon seanca në Apelin e GJKKO! Munguan avokatët e Lefter Kokës, seanca e radhës u la për datën 18 tetor

Inceneratori i Fierit/ Dështon seanca në Apelin e GJKKO! Munguan

Dështon për të disatën herë seanca në Apelin e Posaçëm për inceneratorin e Fierit. Shkak këtë të premte u bë mungesa e dy avokatëve të ish ministrit të mjedisit Lefter Koka.

Njëri prej tyre Denis Karaj u gjobit me 5 mijë lekë të reja, ndërsa Mërtiri paraqiti shkresë në sekretarinë e gjykatës, ku njoftoi se kishte një problem shëndetësor.

Ndërsa Karaj njoftoi gjykatën që ishte jashtë vendit, gjë e cila nuk u mor parasysh nga gjykata që vendosi ta gjobiste atë.

Seanca e radhës në ngarkim të personave dënuar u la në datë 18 tetor ora 11.00.

Lefter Koka për dosjen e Inceneratorit të Fierit u dënua me gjykim të shkurtuar për 6 vite e 8 muaj për 3 akuza.