AKTUALITET, 11 Tetor 2024, 16:39

Hiqen video të dëmshme në TikTok! Prezantohet nisma: Agjenda e sigurisë digjitale të platformës në Ballkanin Perëndimor

Hiqen video të dëmshme në TikTok! Prezantohet nisma: Agjenda e

Bashkëpunimi i Autoritetit të Mediave Audiovizive me TikTok-un për raportimin e përmbajtjeve të rrezikshme në platformën online, është shtrirë edhe më tej me sjelljen e përfaqësuesve TikTok në Tiranë.

Nisma më e re e prezantuar si “agjenda e sigurisë digjitale të TIK TOK në Ballkanin Perëndimor”, bëri bashkë edhe rregullatorët e rajonit dhe CRCA.

“Kemi hequr qindra video me përmbajtje të dëmshme. Ndaj tani po hedhim një hap tjetër përpara. Kemi tik tokun, ndaj thirra në takim edhe drejtuesit e rajonit, me shpresën që të kenë të njëjtën qasje e të ndajmë përvojën”, tha kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi.

Lukas Gabler Menaxheri i politikave publike nga TikTok po vijon marrëdhëniet ndërvepruese në Shqipëri me trajnime të stafit të AMA-s për shqyrtimet që vijnë nga raportimet e qytetarëve, si dhe aftësimin digjital dhe sigurinë në internet mes profesionistëve dhe në komunitete.

“Misioni përfundimtar i Tik Tok është të ofrojë një hapësirë mikpritëse, ku të gjithë të ndihen të sigurt. Kjo është arsyeja pse ne po zgjerohemi për të hequr përmbajtjet që përmbajnë urrejtje. Shpresojmë që kjo do të mbështesë në masë të madhe ndërgjegjësimin e aftësive digjitale në Ballkanin Perëndimor”, tha menaxheri i politikave publike të TikTok, Lukasz Gabler.

“Tashmë që kemi këtë bashkëpunim kaq të fuqishëm, po punojmë për sigurinë sidomos të fëmijëve, ndaj mjafton të raportoni për përmbajtjet e dëmshme qoftë te i sigurt, CRCA, e sigurisht te AMA”, tha Altin Hazizaj.

Garantimi i një hapësire të sigurt online është sfidë kudo dhe koordinimi gjithpërfshirës është i domosdoshëm.

“Duhet bërë më shumë për mbrojtjen e fëmijëve duke u nisur nga shëmbëlltyra e AMA-s me bashkëpunimin e suksesshëm me TikTok”, u shpreh Jeton Mehmeti, drejtues KPM në Kosovë.