TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në Tiranës është duke u zhvilluar samiti i pestë i gruas së diasporës shqiptare me pjesëmarrjen e shumë grave dhe vajzave shqiptare të cilat jetojnë e punojnë në vende të ndryshme të botës.
Ky samit synon fuqizimin e politikave për orientimin e migracionit drejt zhvillimit si dhe minimizimin e situatave të pasigurta dhe nxitja për mbrojtjen e grave në emigracion, e po ashtu fuqizimi i rrjetit të bashkëpunimit të grave në emigracion.
I pranishëm në takim ka qenë edhe ministri i jashtëm Igli Hasani i cili u pyet nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, në lidhje me takimin që do të mbahet në 15 tetor ku pritet që BE të hapë negociata për anëtarësimin e Shqipërisë.
“Shqipëria shkon e mirëorganizuar, e qartë në atë që përfaqëson dhe e bindur që ka kryer të gjitha detyrimet e veta. E gjithë përpjekja është e gjithë qeverisë që ne të vazhdojmë punën që kemi arritur deri sot. Do kërkojmë hapjen e kapitujve. Ky është momenti më i rëndësishëm marrëdhënies së Shqipërisë me BE”, u shpreh ai.