AKTUALITET, 11 Tetor 2024, 14:33

Rama nga Hungaria: Viktor Orban ndoshta është më i lehti për t’i hedhur fajin për gjithçka që ndodh në botë, por…

Rama nga Hungaria: Viktor Orban ndoshta është më i lehti për

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë për mediat me homologun hungarez, u shpreh se “Viktor Orban ndoshta është më i lehti për ti hedhur fajin për gjithçka që ndodh në botë”, por theksoi se “për mua është një nga personat më të këndshëm për të folur”.

Kreu i qeverisë shprehur mirënjohjen për atë që bëri presidenca e Hungarisë për Shqipërinë, duke shtuar se “bëri të mundur që vendi ynë të hapë pas disa ditësh një  grup të tërë kapitujsh”.

Rama theksoi se “do të hyjmë një fazë integrimi të përparuar”.

Edi Rama: Viktor Orban ndoshta është më i lehti për ti hedhur fajin për gjithçka që ndodh në botë, por për mua është një nga personat më të këndshëm për të folur për gjera të ndryshme që po ndodhin në botë, por edhe për historinë si instrument nga i cili duhet të mësojmë për tu përgatitur për të ardhmen.

Kam kënaqësi që jam këtu, shpreh mirënjohjen për atë që ka bërë presidenca e Hungarisë për ne, duke nxitur dhe duke bërë të mundur që pas disa ditësh do të kemi mundësinë të hapim një grup të tërë kapitujsh. Do të hyjmë një fazë integrimi të përparuar