TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dhënë pretencën për të akuzuarit si të përfshirë në aferën e inceneratorit të Fierit.
SPAK ka kërkuar 10 vite burg për ish ministrin Lefter Koka, 10 vite burg për ish deputetin Alqi Bllako, 12 vite burg për Klodian Zoton dhe 4 vite burg për Arben Dervishajn.
Nëse pranohet kërkesa e SPAK, ata përfitojnë ulje dënimi për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Pretenca e SPAK dhe ulja e dënimit nga gjykimi i shkurtuar
Lefter Koka- nga 10 vite burg ulet dënimi në 6 vite e 8 muaj
Alqi Bllako – nga 7 vite burg ulet dënimi në 4 vite e 8 muaj
Klodian Zoto – nga 12 vite burg ulet dënimi në 8 vite
Arben Dervishaj – nga 4 vite burg ulet dënimi në 2 vite e 8 muaj.