AKTUALITET, 12 Qershor 2023, 11:16

Ndarja nga jeta e Berlusconit, reagon Meta: Ngushëllime familjes dhe popullit italian për humbjen e madhe

Ndarja nga jeta e Berlusconit, reagon Meta: Ngushëllime familjes dhe

Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar pas ndarjes nga jeta e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconi, ku në ‘Facebook’ shkruan se ky i fundit do të njihet për lidershipin frymëzues.

Meta shkruan se Berlusconi do të kujtohet përherë me respekt mbi kontributin e tij në lidhje me marrëdhëniet e shkëlqyera të Shqipërisë e Italisë.

Postimi i plotë:

Thellësisht i trishtuar për ndarjen nga jeta të Presidentit Silvio Berlusconi, të admiruar për lidershipin frymëzues!

Duke vlerësuar lart kontributin e Tij të jashtëzakonshëm për forcimin e gjithanshëm të marrëdhënieve të shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Italisë, jam i bindur se do të kujtohet përherë me respekt.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe popullin italian për këtë humbje të madhe!