TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lufta në Partinë Demokratike, ka futur në sherr shumë njerëz në Shqipëri, përfshirë edhe Ilir Vrenozin, personazhin e famshëm të rrjeteve sociale.
Një incident ndodhi në Korçë ditën kur Basha vizitoi këtë qytet. Ndërkohë që Ilir Vrenozi u ndalua nga policia, me arsyetimin se do të qëllonte me vezë Bashën, djali i tij Enri Vrenozi, doli në podium dhe mbajti një fjalim, në favor të Bashës.
Atë e bir janë përballur në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, për të treguar pikëpamjet e tyre mbi luftën në PD dhe mendimet që kanë për këtë parti.
Pjesë nga debati në studio:
Ylli Rakipi: Edhe Ilir Meta, kur reagoi tha Vrenozi është aq i varfër sa nuk ka as vezë.
Iir Vrenozi: Ai është i madh.
Ylli Rakipi: Po kështu tha.
Ilir Vrenozi: Unë me dy vezë, haja darkë, i fusja dhe një kos dhe isha në rregull. Do shpërdoroja vezët për Lulzim Bashën unë?!!
Enri Vrenozi: Është puna juaj se çfarë shpenzoni për Bashën ose kundër Bashës.
Ilir Vrenozi: Ua shiko si flet, shiko si flet. Ore flet si zyrtar ay tani shikon ti?
Arjan Curri: Duhet ti thuash, o ba, është puna jote!
Unë të përgëzoj që je orator. Por ajo që unë nuk kuptova, është që ti në ato momente e kishe dijeninë që babi ishte në komisariat dhe kishe qetësinë të flisje aty. Dashuria jotë për partinë triumfoi, më shumë sesa dashuria jote për babin.
Enri Vrenozi: Po të thëm që dashuria për partinë nuk mund ta kalojë dashurinë për familjen, nuk krahasohet.
Arjan Curri: Po ku ishte ti? Prezenca jotë ishte fizike dhe shpirtërore ishte me zotin Basha. Emocionalisht po të më thoshin mua që babai yt është në polici, unë e lë emisionin dhe iki. Ti do më shumë Lulin apo babin?
Enri Vrenozi: Dashuria dhe respekti për familjen nuk mund të kalohet nga asgjë tjetër. Është mëse normale.
Arjan Curri: Epo duhet të ikje me vrap nga aty.
Enri Vrenozi: Unë isha i shqetësuar, por ideja është që, ka të bëjë me kontrollimin e emocioneve dhe është personale. Unë isha në trysni, por arrita të kontrolloja emocionet.
Ylli Rakipi: Ti e more vesh që babain e kishin ndaluar. Ti kur e more vesh shoqërimin, kur fole aty te Luli e kishe marre vesh?
Enri Vrenozi: Po, pak momente më përpara.
Ilir Vrenozi: Pse nuk erdhe me vrap te unë?
Enri Vrenozi: Mënyra dhe interesimi është e shumëllojshme. Unë përdora timen, që mu duk më efikase.
Emisionin e plotë me video mund ta ndiqni duke klikuar këtu!