AKTUALITET, 26 October 2026, 21:24

"Pse do e lëmë shtetin në duar të barbarisë së profesorëve të marksizmit?"/ Demalia përplaset me Qorin për revoltën

"Pse do e lëmë shtetin në duar të barbarisë

Kreu i Lëvizja Bashkë, Arlind Qori dhe analisti Ilir Demalia kanë debatuar ashpër në emisionin "Të Paekspozuarit", për revoltën që ka shpërthyer në Tiranë dhe kërkesën e protestuesve për largimin e Edi Ramës. 

Qori tha se në kushtet ku ndodhet vendi, Rama duhet të dorëhiqet duke dhënv zgjidhje politike dhe jo policore.  Ndërsa Demalia deklaroi se Rama nuk ka pse të dorëhiqet me numrat aktualë që kanë dalë në shesh, pasi nuk përfaqësojnë vullnetin e të gjithë popullit. 

Debati: 

Ilir Demalia: Sa është populli shqiptar, që thua një popull i tërë?  Nuk janë dhjetë mijë vetë. Ti je si ata të 46-tës që erdhën në emër të popullit. 

Arlind Qori: Në 46-tën nuk ka ndodhur gjë në Shqipëri, mos e ke për 44-rën. Flas në emër të një fryme që është manifestuar si asnjëherë tjetër. Përmasat e protestave kanë qenë ndër më të mëdhate. Mbrapa protestuesve qëndron shumica e popullit shqiptar. 

Ilir Demalia: Pse? Se e thua ti? 

Arlind Qori: Shkohet në zgjedhjet të parakohshme dhe aty testohet. Para më pak se një viti, në Bullgari, kryeministri u përball me protesta dhe dha dorëheqjen edhe pse kishte shumicën në Kuvend. Problemi është se Rama nuk ka minimumin e qytetarisë të marrë përgjegjësi dhe të lejojë zgjidhjen politike të krizës. Ka zgjedhur këtë me polici. Nga PS dalin kapuçonë për ta mbrojtur. Ke nënpunës që nuk bëjnë punën e tyre por i shërbejnë partisë. 

Ilir Demalia: Dua të uroj një shërim të shpejtë të djalit që u plagos në sy dhe jo vetëm këtij por të gjithë atyre që janë plagosur në protestë, edhe të policëve gjithashtu, pasi nuk janë armiqtë e këtij vendi. Ruajnë rendin kushtetues. Nuk kam parë që opozita dhe pedagogët të mos dënojnë dhunën. Zoti Qori nuk tha asnjë fjalë për vandalizmin e rrugës.
Ky flet në emër të popullit, vetëm studentë Tirana ka 90 mijë. A kanë qenë në shesh 90 mijë njerëz? Asnjë nga këta politikanë nuk dënojnë barbarinë dhe duhet ndëshkuar rëndë edhe ata që thyejnë dyqanet e privatëve dhe institucioneve. Ata nuk janë të Ramës dhe Qorit, por të shtetit.
Ai i SHQUP-it thotë zjarr. Ky përmend Kennedy, por kemi edhe president të madh Regan, që kur ka qenë guvernator i Kalifornisë, plasi një revoltë e madhe e studentëve, ka nxjerrë tanket dhe ushtrinë, u bë pastaj President. A mund ta lëmë shtetin në dorë të barbarisë së profesorëve të marksizëm leninizmit? Unë them që jo. Nëse shqiptarët e duan, e gëzofshin. Të djegim Shqipërinë për axhendat personale, nuk është e drejtë. 
Nga policia ka patur dhunë, por edhe nga ata që këta i quajnë studentë. Pedagogë që ushqejnë dhunën te studentët. Pedagogët që kanë shitur provimet, prandaj është ajo gjendje e studentëve.  Ç’punë keni ju me studentët? Ju e provuat veten tuaj, morët një deputet. Pse i bashkëngjiteni ju studentëve? Edhe Berisha kur erdhi në pushtet, iku nga pedagog. Ti do edhe për pedagog, të nxisësh stuentët për dhunë. Ka mundësi zoti Qori të më tregosh doktrinën filozofike dhe politike që ke? 

Arlind Qori: E ka nisur Rama para ca ditësh duke më konsideruar profesor të rrezikshëm. Po e vijoni ju. Me gjasë më heq edhe nga puna, por nuk është ky problem fare. Se çfarë duan në protestë është e thjeshtë. Që në Zvërnec kam qenë si përfaqësues i një partie politike, kundër korrupsionit, krimit. Në Zvërnec na kanë thirrur banorët. Edhe në Tiranë na kanë mirëpritur të gjithë protestuesit. Nuk më ka thënë një njeri plaç në gjithë atë shesh. Nuk pres të më japin leje nga kjo studio. Pyete për idenë dhe programin e Lëvizja Bashkë. Programi ynë klasifikohet në socialdemokracinë europiane. Ndërthurje mes demokracisë, të drejtave të njeriut, mbrojtjes së mjedisit, barazisë gjinore, klalimit paqësor të pushtetit, etj. 

Ilir Demalia: Kalim paqësor është ky? 

Arlind Qori: Nëse flet për barbari, barbaria më e madhe është të vjedhësh. 

Ilir Demalia: Edhe të djegësh bizneset private, institucionet!

Arlind Qori: Kryeministri flet për forca të huaja dhe nuk ka dhënë një provë. Të isha në vend të Edi Ramës, jepja dorëheqjen si kryeministri i Bullgarisë. Do të thoja, ka një masë të madhe qytetarësh në protestë, marr përgjegjësi dhe shkoj në zgjedhje. Kjo është logjika. 

Ilir Demalia: A do ulesh në tavolinë? Si do e zgjidhësh? 

Arlind Qori: Zotëria duhet të japë dorëhqjen. Tavolina është pasi jep dorëheqjen. 

Ilir Demalia: Kur ikën nga kryeministër, kur ke krizë numrash në parlament. Se je edhe politolog. 

Arlind Qori: Prandaj duhet të më dëgjosh ti mua dhe jo unë ty. 

Ilir Demalia: Me çfarë do vish ti, a do vish me numra? 

Arlind Qori: Do shembull Sllovakinë? Të them edhe rast tjetëtr, Charles De Gaulle, u përball me protesta të studentëve dhe punëtorëve. Në qershor '68 thirri zgjedhje të reja. 

Ilir Demalia: Margaret Thatcher i ka mbajtur një vit minatorët atje dhe nuk e dha dorëheqjen. E dënove dhunën? Dënoje vandalizmin!