TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, komentoi dënimin me burg të Saimir Tahirit. Ai tha se Tahiri nuk mund të jetë më një i penduar, pasi kjo do të kishte pasoja.
Më tej, Hoxha tha se njeriu që ndihet më i kërcënuar sot, pas këtij vendimi, është Edi Rama.
“Saimir Tahiri si ministri më jetëgjatë i brendshëm, ka parë shumë gjëra, di shumë gjëra. Në momentin që ai është në qelinë e burgut, Saimir Tahiri nuk mund të flasë.
Avokati të bëjë punën e vetë.
Me Tahirin në burg, ai nuk mund të flasë, sepse i krijon problamtika vetes. Nuk bëhet dot i penduar. Ia dogjën mundësinë të bëhet i penduar. Njeriu që ndihet më i kërcënuar është kryeministri i Shqipërisë”, tha Hoxha.
Gazetari u shpreh gjatë emisionit se vendimi për Tahirin është bërë për të kënaqur interesa të caktuara politike dhe diplomatike dhe deklaroi se dosja për ish ministrin është “cope-copë”.