AKTUALITET, 26 October 2026, 23:04

"Mban peng PD-në!"/ Salianji: Pse gëzohet Saliu nga rrëzimi i Vuçiç? Atë e rrëzuan studentët, i ngjashmi i Berishës mori zero mandate!

"Mban peng PD-në!"/ Salianji: Pse gëzohet Saliu nga

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit në Vizion Plus, shprehu habinë për gëzimin që Sali Berisha ka shfaqur për rrëzimin e Vuçiç nga pushteti në Serbi, pasi i ngjashmi i Berishës nuk mori asnjë votë, por Vuçiçin e rrëzuan studentët. 

Pjesë nga biseda: 

Ylli Rakipi: Në Shqipëri ka patur festë të madhe për humbjen e Vuçiç. Janë gazuar edhe njerëz nga të majtët që nuk duan Ramën, Spiropali, Ditmir Bushati, madje edhe Majko apo Veliaj. Por më i gëzuari ishte doktor Berisha. Në Shqipëri nuk ka një lëvizje të formalizuar të studentëve si në Serbi, që mundi Vuçiç. Këtu pritet që doktori në këtë moshë që është, 80 e ca vjeç, ta përmbysë Ramën. Si e mendon ti? 

Ervin Salianji: Sali Berisha i Serbisë, që nuk e reformon partinë dhe e mban me zor, që kishte 65 mandate, ka marrë zero. Pra ti vëmë kokë bisedës. Pra rasti i Serbisë vlen për shkak se protesta studentore këtu që nga flamingot, kanë dalë aty qytetarët pasi nuk gjejnë nivelin e përfaqësimit qytetar, ka një autokrat aty që mban partinë. Çfarë ka këtu për të gëzuar ky zotëri që mban peng PD? Qëndron me dhunë. Sot Berisha duhet të hapte krahun, të hapte PD-në që është aset publik, të bëhet garë dhe të fitojnë të rinjtë që kanë më shumë energji, jo unë po të doni dhe jo ai.
Kjo ka ndodhur në Serbi. Këtu sot Sali Berisha nuk del dot, i vendoset shenja e barazimit me Ramën. Jemi në regjim apo bashkëqeverisje? 
Berisha nuk flet dot për kullën te Pallati i Kongreseve, apo rrugën Milot-Balldren. Flet për Vuçiç, ndërkohë që narrative e tij ka rënë. Keni njerëz që mendojnë si Berisha. A e keni dëgjuar ju Berishën, që thotë që autokracitë kanë një veti, vijnë duke thelluar rezultatin? 

Ai ka thënë që në zgjedhjet e tjera Rama do fitojë 60 apo 70%. Unë kam thënë jo sepse kemi zona ku me përfaqësim rinor kemi fituar. I ka rënë narrativa, sepse po tregohet se me mbështetje popullore fitohet. Si në Hungari dhe si në Serbi, fituan me rregullat dhe sistemin e autokratit. Kur del populli kundër, nuk ka qeveri në botë që e mban, 

Ky pse gëzohet? Duhet të hapte krahun. Ai është kambaleci që mban Ramën. 

Dolën 20% më shumë në Serbi të votuesve. Në Hungari vajti 80% niveli u pjesëmarrjes. Këtu në Shqipëri, nuk kanë dalë të votojnë. Sali Berisha ka moshë politike sa kam unë moshë biologjike. Ai 18 vjecari do të shkojë prapë aty?", deklaroi ndër të tjera Salianji.