TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, u diskutua dënimi me burg i ish ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri.
Sipas Arjan Currit, drejtësinë e kontrollon më i forti dhe në këtë rast nuk bëhet fjalë për Ramën, por për amerikanët.
Kjo solli edhe batuta në studio, ku Ylli Rakipi iu drejtua avokatit të Tahirit, Maks Haxhia, duke i thënë se tani e tutje duhet të gjejë klientë që ju pëlqejnë edhe amerikanëve.
Pjesa nga biseda në studio:
Arjan Curri: Kjo është zgjidhur para 2500 vjetësh. Drejtësia është e kontrolluar nga ai entitet që është më i forti. Pra në të gjithë shkollat e drejtësisë u themi njerëzve drejtësia është e pavarur. Një zotëri që quhek Trasimak, kështu flisnin edhe filozofët që drejtësia është hyjnore dhe e verbër. U çua njëri aty dhe i tha Platonit, një fjali që kanë 2500 vjet qe jeton kjo fjali dhe nuk e kanë hedhur poshtë, tha çfarë lodheni ju, drejtësia të nderuar zotërinj është interesi i më të fortit!
Ylli Rakipi: Domethënë ti ju përgjigje dhe pyetjes time, që nuk e ka as Edi Rama dhe mund të trembet edhe Edi Rama sepse e paskan amerikanët….
Arjan Curri: Patjetër, amerikanët janë më të fortët.
Ylli Rakipi: Dëgjon ti avokat (Maks Haxhia). Ti tani duhet të kapësh klientë që i duan edhe amerikanët.
Arjan Curri: Drejtësia i përgjigjet interesit të më të fortit. Amerikanët e dinë këtë dhe po e aplikojnë.