AKTUALITET, 7 Shkurt 2022, 18:28

Itali/ Arrestohet 41-vjeçari shqiptar për trafik droge. Ishte "qytetar model", por lëvizjet e tij ngritën në këmbë policinë

Itali/ Arrestohet 41-vjeçari shqiptar për trafik droge. Ishte

Policia italiane ka vendosur në pranga një 41-vjeçar shqiptar për trafik droge. Ai mbahej vazhdimisht nën vëzhgim nga efektivët e policisë italiane, pasi këta të fundit kishin ngritur dyshimet mbi lëvizjet e tij.

Megjithëse shqiptari rezultonte i pastër dhe pa asnjë precedent penal të mëparshëm, policia ngriti dyshimet ndaj kur ai vizitonte shpesh veriun e Italisë.

41-vjeçari kishte në pronësi një lavazh dhe bënte një jetë të rregullt. Për të shuar dyshimet e policisë në një prej lëvizjeve të tij drejt veriut, 41 vjeçari shqiptar, ai udhëtoi së bashku me familjen e tij, me bashkëshorten dhe vajzën e tij të vogël, shkruajnë mediat italiane. 

Në kthim ai u ndalua nga policia rrugore dhe menjëherë shfaqi shenja nervozizmi, veçanërisht kur efektivët vendosën kontrollin e bagazhit të makinës së tij. Brenda makinës së tij, policia gjeti, 7 kilogramë hashash të fshehura në sendet e tij personale. Ai u arrestua dhe më pas u dërgua në burgun e Arezzos.