AKTUALITET, 7 Shkurt 2022, 18:05

I arrestuar si i dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit grek, i riu shqiptar: Nuk isha pjesë e grupit që kreu krimin

I arrestuar si i dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit grek, i riu

23-vjeçari shqiptar, i arrestuar si i dyshuar për vrasjen e 19-vjeçarit grek Aliks javën e kaluar në Selanik, sot ka dalë para prokurorit dhe i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij.

I riu shqiptar pranoi se ishte në vendin e ngjarjes kur ndodhi krimi, por mohoi që të ishte pjesë e grupit që sulmoi 19-vjeçarin i cili u godit me thika dhe mjete të mprehta me pasojë vdekjen.

Sipas avokatit, 23-vjeçari ka bashkëpunuar me drejtësinë, duke u treguar hetuesve emrat e personave të përfshirë, duke thënë se janë dhjetë të tillë.

Në dëshminë e tij ka shtuar se “ata nuk donin të vrisnin, por vetëm ta frikësonin”, ndërsa shprehu pendesë për ngjarjen tragjike.