TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Mentor Kikia, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për dënimin me 3 vjet e 4 muaj burg të ish ministrit të brendshëm, Saimir Tahiri, për shpërdorim detyre.
Kikia e cilësoi këtë një dështim të drejtësisë, që një ministër e çon në burg për shpërdorim detyrë dhe jo për kanabizimin masiv të Shqipërisë.
Gazetari tha se nuk mund të ketë drejtësi për statistikë.
“Shqipëria nën drejtimin e ministrisë së brendshme nga Tahiri, pësoi kanabizimin më masiv që kishte parë. Ishte një kriminalizim që pësoi shoqëria shqiptare, që po e vuan ende. Ekonomia, që po e vuan ende.
Kanabizimi i asaj periudhe ka prishur rregullat e tregut, sepse ajo para po investohet dhe dëmton konkurencën e ndershme.
Përgjegjësia është, jo thjesht politike, janë një mijë të zeza që janë prodhur si pasojë e mosveprimit dhe bashkëpunimit të policisë. Sa kishte dijeni dhe bashkëpunim ministri i brendshëm?
Do të dëshiroja që sot të shikoja drejtësi, për atë padrejtësi të madhe. Ta shihja ministrin për këtë kanabizim, në bankën e të akuzuarve.
Ata nuk janë për këtë gjë. Këtë gjë, quaj dështimin e parë të drejtësisë, që një ish ministër e çon në gjyq për shpërdorim detyre. Akuza me të cilën Tahiri shkoi në burg është qesharake, përballë gjithë atij krimi masiv që kemi parë të ndodhë para syve të policisë tonë.
Vijmë te pjesa politike, cfarë përfaqësonte Tahiri. Ishte numri dy i mazhorancës, po fuqizohej, krijoi xhelozira në grupet brenda partisë, histori përgjimesh, Në të tilla situata, ndodhin reagime të forta brenda grupimit politik, secili përpiqet të shpëtojë lëkurën e vet.
Ka konverguar një luftë e brendshme në PS kundër Tahirit, me shigjetimin që i bënte opozita.
Vijmë te ana publike. Kush u kanaq nga kjo histori? Mendoj se qytetarët janë të etur për të parë drejtësi, zyrtarë të lartë që akuzohen dhe nuk shkojnë në burg, sepse ka procedura. Pati një kënaqësi publike që u dënua një ministër. Unë mendoj që ne duam të shikojmë zyrtarë të korruptuar në burg, por duam t’i shikojmë të dënuar për korrupsion. Jo për ti futur në burg për inventar, që të themi futëm një ish, tani do fusim edhe një ish tjetër. Këtu druhem, vjen pjesa më delikate.
Nuk dua një shtet që të funksionojë në këtë mënyrë, që fut pesë njerëz në burg se na duhen për statistikë, për të çuar listat në Bruksel.
Pjesë publike, mendoj se ka funksionuar më shumë. Prandaj ishte kontradita mes dy qëndrimeve të SHBA-ve, që përshëndetet vendimi, sepse reforma në drejtësi, duhet të dalë patjetër e suksesshme.
Une e them me plot gojën, që sot do të isha shumë i kënaqur nëse Tahiri do të ishte në burg për lejimin e kanabizimit.
Pikëpyetjet janë, kur ky ministër shkon në burg vetëm për shpërdorim detyre”, tha Kikia në TPZ.