TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Ilir Meta deklaroi përmes një konference për mediat se nesër do të dorëzojë në Prokurori padinë ndaj Kuvendit.
Kreu i shtetit thekson se kemi të bëjmë me një falsifikim të shkresës nga Parlamenti, që sipas tij është një gjë e rëndë dhe kriminale.
“Nesër në orën 09:00 në faqen zyrtare të Presidentit do jenë të publikuara 72 pyetjet dhe përgjigjjet. Do t’u përgjigjem disa prej tyre që besoj se kanë interes për ju. Ne do të dorëzojmë padi pasi është gjë shumë e rëndë dhe kriminale që në Gjykatën Kushtetuese, gjykatën më të lartë të vend Kuvendi të dorëzojë një provë gjoja të re, që është falsifikim për të justifikuar dhunimin e procedurave në këtë proces farsë që synon kapjen e institucionit të Presidentit”, tha Meta.
Më herët ishte këshilltari ligjor i Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj i cili shpjegoi teknikisht shkeljet e pretenduara të organit ligjvënës.
Gjykata Kushtetuese u tërhoq sot për të marrë një vendim rreth kushtetutshmërisë ose jo të kërkesës së Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Meta. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë për shkarkimin ose jo të Presidentit të vendit, Ilir Meta do të jepet brenda 30 ditësh.