AKTUALITET, 26 October 2026, 22:23

Financime nga e majta ekstreme?/ Rama e akuzon si pjesë të ANTIFA-s, Arlind Qori u përgjigjet akuzave

Financime nga e majta ekstreme?/ Rama e akuzon si pjesë të ANTIFA-s,

Kryetari i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus iu përgjigj akuzave të kryeministrit Rama, se pas protestave në Tiranë, ndër të tjera, fshihet edhe Antifa, lëvizja mbarëbotërore. Ai u shpreh se një lëvizje e tillë nuk ekziston.

Pjesë nga biseda 

Rakipi: Ju kanë akuzuar që nga Rama dhe gjithandej nëpër media, se jeni njeriu i ANTIFA-s, merrnin financime nga e majta ekstreme, etj. Ti kushedi ku i fut këto para, se ecën edhe me biçikletë. 

Qori: Takova një djalë të ri në protestë, më tha pyeti gjyshi çfarë është kjo Antifa. I thashë antifashizëm. Si more tha gjyshi që Rama sulmon antifashizmin. Sepse medemek PS është parti e antifashizmit. Por tani PS ka nisur të gjejë aleatë orligarkët dhe krimin e organizuar. ANTIFA-n e ka shpallur ilegale dhe terroriste ekstremi i djathtë në Amerikë, Trumpi. Në kuptimin e ngushtë të një të majte radikale anti-kapitaliste, një lëvizje e tillë nuk ekziston, mund të ketë ndonjë faqe në Instagram. Që të ekzistojë një gjë si Antifa duhet të kishim një lëvizje antikapitaliste, që nuk e kemi. Duhet të kishim parti e djathtë me politika ekstreme, anti emigracion, etj. 

Rakipi: Jemi ok, nuk është ANTIFA, por që të jenë 13-15 vjeçarët që sulmojnë të gjithë bankat. Nuk e dyshon ti këtë përshembull? 

Qori: Edi Rama kur ka dalë në qershor-korrik ka folur për ekstremistë fetarë. Pse nuk e ka përmendur ANTIFA-n? 

A ka frymëzim nga ajo që ndodh në botë? Do të flas si pjesëmarrës në protestë. Që kur filluar lëvizjet në Evropë, dëgjoja njerëz që thoshin, nuk po na dëgjon njeri me stilin paqësor. Kjo është e pashmangshme. Kur sheh që rinia në vende të tjera ngrihet, thua do të ngrihem edhe unë. 

Demalia: Me agjendë islamike është në Evropë. 

Qori: Ka më shumë protestues sot kur ka dhunë edhe nga policia, sesa gjatë gushtit dhe shtatorit që ishte paqësore? Kjo tregon se njerëzit janë të revoltuar dhe të frustruar. Ky establishment nuk dëgjon. Prandaj thirrja ime është, zgjidhja duhet të jetë politike. 

Demalia: Alexander Devell thotë të gjithë simbolet e Francës po bien. Thotë se është strategji e ngritur me kohë për të pushtuar nëpërmjet xhihadit perëndimin. 

Rakipi: Përveç mllefit nuk mendon se ka një organzim, që sulmojnë të gjithë bankat? 

Qori: Ne kemi bërë thirrje për të mos sulmuar bizneset private.