AKTUALITET, 7 Shkurt 2022, 21:38

“Duan të ndërrojnë elitën politike”/Artan Hoxha: Amerikanët e përdorin si instrument reformën në drejtësi

“Duan të ndërrojnë elitën politike”/Artan Hoxha:
Foto ilustrim: Artan Hoxha, Sali Berisha, Saimir Tahiri, Yuri Kim

Gazetari Artan Hoxha, e konsideron reformën në drejtësi, një mekanizëm që SHBA-të, por e përdorin në Shqipëri për të ndërruar klasën politike.

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Hoxha tha se në Kosovë, një gjë e tillë u arrit nëpërmjet gjykatës së Hagës, ndërsa në Shqipëri po përdoret kjo metodë, për të fshirë klasën politike, në mënyrë që të mbarojë tranzicioni.

“Ka qenë një periudhë që deklaratat e ambasadës amerikane, për çështjen Tahiri, Shullazi, Balili, përfundonin me një; “kush e ka rradhën”. Ndaluan në momentin kur Tahiri loboi në SHBA. Fakti që e përmend në deklaratë do të thotë se e ke paragjykuar, prezumuar që nuk është i pafajshëm.

Kur mbaronte me fjalinë kush e ka rradhën, është e qartë se kush e ka rolin e reformës. Reforma po ndjek këtë gjë, kush e ka rradhën?

Ky është i pari. Fjalia e ambasadës ishte, më në fund pandëshkueshmëria mori fund.

Kaq mjafton për të dëshmuar se cili është objektivi i vërtet i reformës.

Reforma më së pari, synon të ndërrojë elitën politike në Shqipëri. Në Kosovë e bënë me Hagën. Këtu nuk e bëjmë dot me Hagën. Berishës i dhanë non-grata, Tahirin e çuan në burg. Të dyja veprimet i kanë bërë SHBA-të.

Është mekanizëm për të hequr klasën politikë në Shqipëri, për të mbyllur tranzicionin”, tha Hoxha në TPZ.