AKTUALITET, 7 Shkurt 2022, 20:54

Kë duhet të kënaqte gjykata me burgosjen e Saimir Tahirit? Flet avokati Maks Haxhia

Kë duhet të kënaqte gjykata me burgosjen e Saimir Tahirit? Flet
Foto ilustrim: Maks Haxhia dhe Saimir Tahiri

Avokati i Saimir Tahirit, Maks Haxhia, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u diskutua vendimi i gjykatës për shpalljen fajtor të ish ministrit të brendshëm, me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Pak pasi doli nga gjykata, Haxhia u shpreh për mediat se me këtë “vendim skandaloz”, gjykata “donte të kënaqte”. I pyetur nga gazetari Ylli Rakipi, se kush duhej kënqur me burgosjen e Tahirit, Haxhia tha se duhej kënaqur propaganda se jemi përpara një reforme të suksesshme dhe të gjitha forcat politike që anatemuan ish ministrin.

Pjesë nga biseda në studio:

Ylli Rakipi: Ju thatë që gjykata me këtë vendim donte të kënaqtë. Kë donte të kënaqte?

Maks Haxhia: Nuk ndodh kurrë, nuk lejohet në asnjë rast kur ka ankim të të pandehurit, që gjykata të vendosë për të rënduar pozitën e të pandehurit. Kjo është gafa më e madhe që ka bërë gjyakta. Me këtë vendim u kënaqën të gjithë forcat politike që bënë kallëzimin dhe trumpetuan gjatë të gjithë kësaj periudhe. U kënaqën edhe propaganda që këtu jemi përpara një reforme, reforma po ecën dhe këto janë frytet e reformës, hapi i parë, u thye akulli dhe u çel rruga.

Ylli Rakipi: Pra avokat edhe ju e keni idenë që kjo reformë po dirigjohet dhe veprimet po bëhen në atë mënyrë që t’ju mbushet mendja njerëzve që është bërë vërtet një reform shumë e rëndësishmë për drejtësinë?

Maks Haxhia: Nëse reforma është kjo, do të sillite këtë rezultat, atëherë kjo nuk është reformë. Duke ditur çështjen, vendimin dhe pasojën e vendimit, nuk jemi përpara një reforme dhe rezultateve pozitive. Reformën e duam të gjithë, por kjo nuk është rezultat i një reforme.

Kë duhet të kënaqte gjykata me burgosjen e Saimir Tahirit? Flet
Maks Haxhia dhe Ylli Rakipi në TPZ

PROCESI PËR TAHIRIN

Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, avokati Haxhia shpjegoi edhe procesin që u ndoq në rastin e Tahirit, edhe pse çështja e tij ishte pushuar dhe arkivuar në Itali, sepse nuk kishte fakt kriminal dhe prova.

Prokuroria e antimafias, pasi bëri hetim të plotë, vajti te dyqani për bizhuteritë dhe doli që nuk kishte patur të tilla.

Konkluzioni ishte që nuk provohej që fakti kriminal të kishte të implikuar zotin Tahiri. Për këtë vendosi ti drejtohet gjykatës, për të kërkuar pushimin e cështjes.

Gjykata e mbajti 6 muaj në studim dosjen dhe konkludoi për pushimin dhe arkivimin e cështjes.

Ne ia paraqitëm organit të akuzës shqiptare, që këto janë provat. Bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe nenit 34 të Kushtetutës, i thamë urdhëro sipas kritereve ligjore ju duhet të pushoni cështjen.

Pastaj u hodhën në sulm duke parë veprimtarinë e Habilajve dhe Prokuroria ngriti akuzën e trafikimit në formën e bashkëpunimit dhe pjesëmarrje në grupin e strukturuar.

Në shkallë të parë u vendos për të tre akuzat të deklarohet i pafajshëm zoti Tahiri.

Mbi një material që nuk ekzistonte, e deklaroi fajtor për shpërdorim detyre me 5 vjet, duke aplikuar gjykim të shkurtuar dhe pezullim të denimit.

Këtë vendim ne e apeluam, gjykata e krimeve të rënda e ktheu në shkallë të parë, duke thënë që duhet të merret për të gjithë kultivimin në Republikën e Shqipërisë.

Pas kësaj Gjykata e Lartë e prishi këtë vendim, sepse kishin marrë pjesë gjyqtarë që nuk lejohej të merrnin pjesë.

Në fund u gjykua në gjykatën e apelit dhe vendimi ishte lënie në fuqi për pafajësinë për akuzat e organit të prokurorisë dhe lënie në fuqi të deklarimit fajtor për shpërdorim detyre. Edhe lënie në fuqi të dënimit 5 vjet, por me ndryshimin që duhet hequr aplikimi i nenit 59, pra duhet të shkojë direkt në burg", tha Haxhia. 

Kë duhet të kënaqte gjykata me burgosjen e Saimir Tahirit? Flet
Maks Haxhia në TPZ