AKTUALITET, 20 Qershor 2023, 19:30

Tym e flakë në një pallat në shumëkatësh në Durrës, tubat e aspirimit marrin zjarr

Tym e flakë në një pallat në shumëkatësh në

Tubat e aspirimit të një pallati shumëkatësh në lagjen nr 1 Durrës janë përfshire nga flakët, duke rrezikuar edhe apartamentet.

Në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit, policia si dhe një autoambulancë.

Ndërhyrja e shpejtë e  forcave zjarrfikësve vuri nën kontroll situatën duke shuar flakët dhe penguar përhapjen në ambientet e tjera të pallatit. Për fat të mirë, nga zjarri nuk pati të lënduar në njerëz.