TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deputeti Dashnor Sula deklaroi se po kryhen procese të njëanshme për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Sula tha se anëtarët janë zëvendësuar më persona që nuk janë të fushës përkatëse, duke i cilësuar si ‘punonjës të call center’.
Mes të tjerash demokrati shtoi se në PD po bëhet një proces fals për zgjedhjen e kryetarit të ri dhe kjo sipas tij po e çon partinë drejt greminës.
“Unë bashkë me të gjithë kolegët nuk jemi ndarë nga Sali Berisha siç thonë të tjerë, por për mënyrën dhe veprimet që bënë duke shkelur rregullat dhe statutin e PD, duke mos bërë garë. Tani kanë anashkaluar totalisht funksionin e sekretarit të përgjithshëm dhe janë zëvendësuar me individë që nuk kanë asnjë lidhje. Po të shohim gjithçka është një farsë nga një grup individësh të caktuar që tani është vetëm për të mbajtur peng Partinë Demokratike. Në mbledhje nuk ka pasur asnjë tension në mbledhje. Unë them që Berisha ka marrë copën e madhe për ta mbajtur, Basha do të mbajë copën e vogël për ta mbajtur. Kjo është e turpshme. Unë dhe gjithë kolegët e mi nuk kemi agjendë individuale.
Demokratët, PD duhet të jetë e unifikuar dhe demokratët duhet të jenë bashkë sepse ndryshe Edi Rama, regjimi do të qëndrojë ende në pushtet. Unë dhe kolegët e mi nuk do të bëhemi pjesë të një farse dhe kurrë nuk i lëpihemi një kryetari. Jemi zëri që kemi bërë opozitë. Një pjesë e atyre që kanë qenë në mbledhje sot, nuk kanë zë në parlament, në media, nuk bëjnë opozitë. Po të ishim për luks i lëpiheshim regjimit apo zotit Berishës dhe merrnim poste, por nuk është kjo rruga. Këto nuk kanë bërë, por e gjitha është për interesa personale”, tha ai.