AKTUALITET, 20 Qershor 2023, 16:37

U përplasën me policinë pasi refuzuan kontrollin e kampit, si paraqitet gjendja shëndetësore e 15 muxhahedinëve që përfunduan te Trauma

U përplasën me policinë pasi refuzuan kontrollin e kampit, si

Tensionet e ashpra mes policisë dhe muxhahedinëve sot në qendrën Ashraf në Manzë, ka bërë që 15 prej këtyre të fundit të përfundojnë në spitalin e Traumës. Muxhahedinët kanë kundërshtuar policinë që të ushtronte kontrollin që ishte urdhëruar nga SPAK.

Mësohet se të plagosurit janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, sakaq viktima është transportuar drejt spitalit të  morgut, ku pritet që të kryhet edhe ekspertiza për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tij.

Për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përplasjes së policisë me muxhahedinët, në Manzë, pritet një konferencë për mediat e Muhamet Rrumbullakut dhe Bledi Çuçi.