TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Rreth 285 mijë pensionistë mbi moshën 70 vjeç janë të përjashtuar nga kontrolli bazë falas i mbuluar nga shteti. Ky shërbimi i cili është nëpërmjet partneritetit publik-privat, ofrohet vetëm për grupmoshën 35-70 vjeç.
Për mjekun Anestezis Pirro Prifti, pjesa e përjashtuar është kategoria më në nevojë për shërbim shëndetësor falas.
“Është një gabim i madh, mendoj se duhet të shtyhet nga 35 vjeç deri në fund të jetës,, sepse këto mosha kanë shumë probleme shëndetësore. Mosha e tretë ka nevojë për më shumë mbrojtje shëndetësore dhe shërbime në publik”,-tha Pirro Profti, mjek anestezist.
Nevojë për përmirësim , në gjykimin e mjekut ka edhe mënyra e menaxhimit.
“Ka shumë defekte në realizimin e kontrolleve 1 vjeçar se ata nuk thirren dhe bëhen në mënyrë spontane, janë paguar 130 mln euro në vit duke ia dhënë partneritetit”, tha Pirro Profti mjek anestezist.
Popullsia shqiptare 35-70 vjeç, sipas të dhënave të INSTAT, përllogaritet të jetë mbi 1 milion e 230 mijë persona. Kontrata e qeverisë me kompaninë që ofron check up është për realizimin e 420 mijë kontrolleve në vit.