AKTUALITET, 20 Qershor 2023, 18:19

Aksident pranë Saukut, përplasen tre automjete, plagoset 40-vjeçari

Aksident pranë Saukut, përplasen tre automjete, plagoset

Një aksident është regjistruar sot në rrethrrotullimin afër një qendre tregtare për në Elbasan.

Mësohet se në aksident janë përfshirë 3 automjete, ndërsa për pasojë një person ka mbetur i plagosur.

NJOFTIMI I POLICISE

Më datë 20.06.2023, rreth orës 17:25, në rrethrrotullimin e TEG-ut janë përplasur automjetet me drejtues shtetasit D. B., 40 vjeç, E. Sh., 23 vjeç, dhe F. H., 30 vjeç.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi D. B., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.