TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Erion Veliaj është betuar si kryebashkiak i Tiranës, pas fitores së zgjedhjeve lokale të 14 majit. Ceremonia e betimit po zhvillohet në tarracën e Bashkisë së Tiranës, vend ku janë zhvilluar edhe të tjera evenimente. Kujtojmë se ky është mandati i tretë i Veliajt në krye të Bashkisë së Tiranës, pas zgjedhjes së tij për herë të parë në vitin 2015, ku përballë kishte kandidatin e opozitës, Halim Kosova.
Ndërsa në zgjedhjet e 14 majit, Veliaj kishte përballë disa kandidatë, ku kundërshtari më i fortë ishte kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçi, të cilin e mundi me një diferencë të thellë votash.
“Tirana sot nuk është shtëpia vetëm e shqiptarëve. Nga tani e tutje duhet të flasim nga një Tiranë që në dallim nga koha kur ne rriteshin, sot nuk hyn e del dot nga Tirana pa parë grupime turistësh. Dua që Tirana të jetë e të gjithëve”, ka deklaruar ai.