TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pajisje elektronike dhe laptopë mësohet se janë sekuestruar sot nga policia në kampin e muxhahedinëve në Manzë.
Aksioni në fjalë solli përplasje të ashpër mes policisë dhe muxhahedinëve, të cilët kundështuan kontrollin, ndonëse ishte me kërkesë të SPAK. Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse këto pajisje të sekuestruara do të mund t’i shërbejnë hetimit. Prokuroria e Posaçme deri tani nuk ka bërë një deklaratë sa i përket të dhënave të sekuestruara si dhe aksionit në fjalë.
Sakaq, të paktën 19 banorë të Ashraf-it ndodhet tek Trauma dhe 3 të tjerë në QSUT për të marrë trajtim mjekësor, ndërsa një banor ndërroi jetë.