TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shefi i Organizimit Klevis Balliu iu është bashkuar reagimeve që solli sot përplasja e policisë me muxhahedinët në kampin Ashraf në Manzë të Durrësit. Balliu lëshoi akuza në drejtim të qeverisë, ndërsa theksoi se ajo ka shkelur çdo konventë ndërkombëtare. Ai e ka quajtur ngjarjen një organizim dhe sulm të mirëfilltë politik, i dirigjuar nga ministri i brendshëm Bledi Çuçi dhe me urdhër të kryeministrit Edi Rama.
Balliu u shpreh se sot qeveria ka shkelur çdo konventë ndërkombëtare, ndërkohë që u tentua madje të fshihej edhe viktima, duke rikujtuar këtu deklaratën e dhënë nga Ministria Brendshme. “Çuçi ka raportuar se para 25 min nuk ka ndërruar jetë asnjë njeri. Fakti që Ministria e Brendshme mohoi këtë fakt, do të thotë se ka dorë. A është vrasja dhe dhuna e policisë zgjidhja? Absolutisht që jo! Nuk ka asnjë dokument që u janë dhënë iranianëve pse u janë konfiskuar laptop-ët.
Ky ishte një sulm i mirëfilltë politik. Kjo është një dhunë qeveritare dhe ky është një turp i madh. Atje ku duhet të mbroheshin, një person është vrarë. Ata thonë se është atak kardiak. Kush e beson këtë? A mund ti besojmë ne kësaj policie? Historiku i saj është i mbushur me mashtrime. Sot që ata dhunojnë qytetarët dhe njëri vdes, dalin e thonë se ishte atak kardiak.
Rama do të fajësojë këtë grup për krimet që ka bërë me aleatët e vetë. Ky është një aksion i dirigjuar nga Çuçi i familjes. Ky nuk është aksion policor, por sulm politik i drejtuar nga dy aktorë, Rama dhe Çuçi. Që në momentin që Ministria e Brendshme mohoi faktin se një person ka ndërruar jetë, do të thotë se ka dorë. Nëse nuk ke përgjegjësi pse e fsheh? E fsheh pasi a përgjegjësi. Për sa i përket imazhit të vendit, Edi Rama e ka shkatërruar. Ne quhemi narko-shteti i Evropës. Ne sot jemi populli i gomoneve. Është çështje dhune, nëse SPAK ka lëshuar një dokument është për të hetuar dhe jo për të arrestuar. Pse e fshehu Çuçi informacionin? Çuçi do dalë dhe do thotë se nuk kishin marrë informacion se një person kishte ndërruar jetë”, u shpreh Klevis Balliu.