TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas ngjarjes së sotme të ndodhur në Manzë, muxhahedinët iranianë po zhvillojnë protesta përpara gjithë ambasadave shqiptare në Europë.
Sipas muxhahedinëve kanë qenë rreth 1000 policë që i kanë sulmuar në ambientet ku qendrojnë. Ata bëjnë me faj policinë duke pretenduar se kanë hedhur gaz lotsjellës dhe spraj piper kundrejt tyre si dhe i kanë thyer sende personale. Gjithashtu ata fajësojnë policinë se kanë qenë shkak që në kampin e tyre pati edhe një viktimë.
Në Paris, Francë, mbështetësit e Rezistencës Iraniane u mblodhën para ambasadës shqiptare dhe paralajmëruan se qetësimi i regjimit të mullahëve dhe negocimi me ta vetëm do t’i hapë rrugën vrasjeve dhe krimeve.
Në Hagë të Holandës, mbështetësit e rezistencës iraniane u mblodhën përpara ambasadës shqiptare dhe bënë thirrje për t’i dhënë fund marrëveshjeve dhe lidhjeve me regjimin e mullahëve.
“Turp për këtë marrëveshje!” Mbështetësit e Rezistencës Iraniane kanë bërtitur përpara konsullatës shqiptare në Essen të Gjermanisë.