TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ashtu siç kishin paralajmëruar, familjarët e Saimir Sulës, trupi i të cilit u kthye nga Barcelona në Shqipëri pa organin e zemrës po protestojnë sot para ministrisë së Drejtësisë.
Ata njëzëri kanë bërë thirrje që të hetohet rasti i të riut. Motra e Saimirit, Majlinda Sula ngreh akuzat për trafik organesh.
“Pse heshtni në 3 vite?! Kjo heshtja juaj më bën të mendoj që këtu bëhet fjalë për trafik organesh. Nëse nuk është më thoni ku është zemra e tim vëllai. Pse është kaq e vështirë të bëni një ADN? Zoti Manja, në 3 vite ju heshtët nuk kërkuar llogari homologes në Spanjë për 7 letërporositë e nisura.
Suela Salavaçi prokurore e rastit në Shqipëri, keni rast të hapur për trafik organesh. Më tregoni si do e mbyllni, si do e hetoni, pse nuk e hetoni? Ju kam nisur video nga vdekja e Saimiri, pse nuk keni interes për imazhet e dhunës ku tregohet ai i masakruar nga 8 rojet e spitalit publik në Spanjë?”, deklaron ajo.